“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”- Debate në forta në gjyqin e Shullazit dhe Lulzim Berishës!

Gjyqi ndaj Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut e Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames është shoqëruar me debate të forta.

Advertisements

Sipas gazetares të News24, Klodiana Lala shkak është bërë eksperiza psiko-ligjore e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Në seancën e sotme paraqiten si dëshmitare dy ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, që kanë ekzaminuar gjendjen e Reçit me kërkesë dhe vendim të SPAK.

Advertisements

Në ekzaminimin e vitit 2022, ekspertet në fjalë përcaktuan se Luftar Reçi është i përgjegjshëm për ato çfarë ka deklaruar.

Avokatët e të pandehurve debatuan ashpër me mjeket, duke u kujtuar se për bashkëpunëtorin ka pasur një tjetër akt ekspertimi në 2013, ku ai rezulton depresiv dhe jo i besueshëm.

Në këtë kontekst, ata kërkuan një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë: “Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?”

Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë.

Artikulli paraprakSi mund të dallohen shenjat e autizmit? Terapistja u vjen në ndihmë prindërve
Artikulli tjetërMeri shpërthen ndaj Ledjonës: ‘Qeke debile fare. Pse bën si by*** …’!(foto)