Vrau kunatin pasi dyshonte se i përdh**onte vajzën, i afërmi i Fatmir Tarellarit tregon se çfarë ndodhi në varrimin e të riut

I afërm i familjes Tarellari dhe Pelivani, ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Volos të Greqisë, ku një shqiptar vrau kunatin e tij, pas dyshimeve se ky i fundit i abuzonte vajzën. Në një lidhje telefonike në një program televiziv, një i afërm i të përfshirëve në këtë ngjarje, pasi ka lidhje me të dyja familjet, tha se të gjithë janë të shokuar.

Advertisements

Ai tha se edhe nëse familja e Erjon Pelivanit do të ishte në të njëjtin pozicion, ndoshta do të bënin të njëjtën gjë. Mes të tjerash ai pohoi se gruaje e Fatmir Tarellarit, nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të vëllait të saj, pasi kishte djalin me temperaturë.

“Kjo është një ngjarje e rëndë. Të gjithë janë të shokuar. Edhe prindërit e Erjonit do ta bënin diçka të tillë, nëse do të ishin në vend të Fatmirit. Nuk fola me zonjën greke. Për nusen e Erjonit prindërit thanë fjalë shumë të mira, se ishte një nuse shumë e mirë. Madje ishte dhe në varrim. Madje na nxjerr dhe djalin në telefon.
Gjendja e Elonës është shumë e renduar. Nga bisedat që kam bërë me prindërit e saj, janë shumë të goditur. Elona nuk ka ardhur në varrim, pasi kishte me temperaturë djalin. Vajzat e Fatmirit janë mbështetur nga familjarët. Ato janë fëmijë, nuk kanë faj. Më mori dje vëllai në telefon dhe ju thashë; se çfarë ju duhet vajzave , na thoni që t’ju ndihmojmë. Se as fëmijët dhe as Elona nuk ka faj. Ne jemi në mbështetje të fëmijëve, ato që shkuan, ikën. Fatmiri është baba i vajzave dhe djalit. Nuk ishte e mira që ndodhi kështu, por s’e kthejmë dot. Jemi në mbështetje të të dy palëve, të fëmijëve. Njerëzit janë të nxehtë dhe nuk mund të qetësohen me një orë. Sa të dalë e drejta.”, tha ai.

Advertisements

Artikulli paraprakEgla dhe Ilnisa në “luftë” pasi në shtëpi vidhen…(Video)
Artikulli tjetërNdërpritet dasma/ Shembet tavani i restorantit në Itali, plagosen 64 persona, mes tyre dhe çifti