Vrau e groposi 31-vjeçarin, arrestohet në Itali Agron Tufa

Është arrestuar në Itali Agron Tufa, i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasjen e 31-vjeçarit dhe groposjen e tij.

Advertisements

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim”-njofton policia.

Advertisements

Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë.

Artikulli paraprakMotra i dha fund jetës, vëllai në lot: Nuk pa një ditë të bardhë që kur u martua
Artikulli tjetërPunonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës