Mahmut Bushi, vëllai i nënës së katër fëmijëve që i dha fund jetës në Durrës akuzon se ishte kunati ai që e çoi motrën drejt këtij akti dhe jo rrjetet sociale.
Advertisements
Vëllai tha se e motra e martuar prej 23 vitesh nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj. Ai i bëri thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen.
“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u.
Advertisements
Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes.