Tragjike/ Bie nga çatia e magazinës, humb jetën 53-vjeçari

Një punëtor 53-vjeçar, shtetas shqiptar, humbi jetën pasi u rrëzua rreth orës 07:00 të së hënës nga çatia e një magazine në Bareggio, në perëndim të Milanos.

Advertisements

Mësohet se ai është rrëzuar nga një lartësi prej 7 metrash. Trupi i pajetë u gjet në oborr.

Sipas Corriere, burri u rrëzua për shkak të një parapeti të dëmtuar. Ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kishte asgjë për të bërë.

Advertisements

Sakaq, policia ka nisur hetimet per të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes së rëndë.

Artikulli paraprakBabai me vajzën në trotuar, u bie skela nga pallati! Vjen reagimi i policisë
Artikulli tjetër“Ka filluar rekrutimi fals”/ Fillojnë aleancat në BBV, çfarë po diskuton Juli me Ledjonën