Babai me vajzën në trotuar, u bie skela nga pallati! Vjen reagimi i policisë

Policia e Tiranës ka dhënë informacionin e parë për plagosjen e babë e bijë pasi u ra skela nga një pallat në ndërtim teksa po kalonin në trotuar.

Advertisements

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakFlet psikologia Ikbale Berisha: Martesa me tre gra, është një e drejtë
Artikulli tjetërTragjike/ Bie nga çatia e magazinës, humb jetën 53-vjeçari