Temperaturat e ulëta zbardhin dy qytete në veri të vendit/ Dëbora arrin deri në 30 cm lartësi, në disa akse probleme me qarkullimin

Qarku i Dibrës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga stuhi të dendura dëbore.

Advertisements

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Advertisements

Artikulli paraprakI fundit! Qytetet që u zgjuan të mbuluara nga dëbora!
Artikulli tjetërThyen xhamat e dyqanit dhe grabitet një shumë parash gjatë natës, në kërkim një person