I fundit! Qytetet që u zgjuan të mbuluara nga dëbora!

Një pjesë e territorit është mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm, pjesa tjetër me reshje shiu dhe shtrëngata. Qarku i Dibrës është përfshirë nga stuhi të dendura dëbore.

Advertisements

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm.

Advertisements

Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.

Artikulli paraprakEuro nuk del nga “gremina”, ja me sa shiten dhe blihen dollari amerikan e paundi britanik sot
Artikulli tjetërTemperaturat e ulëta zbardhin dy qytete në veri të vendit/ Dëbora arrin deri në 30 cm lartësi, në disa akse probleme me qarkullimin