Shëtitje me kuaj në borë, pamjet mahnitëse nga Korça

E konsideruar si Parisi i vogël i Shqipërisë, Korça ofron destinacione tërheqëse për vizitorët edhe përtej zonës urbane, me fshatrat karakteristike që nxisin turizmin alpin.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet sa elegante, aq edhe dinamike, të shëtitjeve me kuaj që dhurojnë fshatrat Polenë dhe Lavdar në Korçë.

Polena ndodhet 9 km në perëndim të qytetit të Korçës, në të djathtë të rrugës Korçë – Ersekë.

Advertisements

Fshati qëndron si një ballkon natyral në këmbët e kodrave përmbi fushë, 850-900 m mbi nivelin e detit, duke u bërë atraksion turistik jo vetëm për kulinarinë e zonës dhe lakrorin tradicional, por edhe për natyrën tërheqëse për vizitorët. Ndërsa fshati Lavdar ofron një tjetër tërheqje për vizitorët me Kishën e Shën Triadhës.

Artikulli paraprakE trishtë! E çuan për mjekim, familja e merr foshnjën të vdekur
Artikulli tjetër10 mijë Euro në xhep! Bastexhinjtë “djegin” pronarin