Rënia e euros zhyt në krizë industrinë fasone, 1200 punonjës kanë humbur vendin e punës në 48 orë dhe 25 mijë të tjerë rrezikohen deri në qershor, ekspertët dhe opozita ngrejnë alarimin, ja thirrja e fortë për institucionet shqiptare

Nga data 4 janar e deri më dje, 1200 punonjës në fasoneri janë larguar nga puna për shkak të krizës financiare nga rënia e euros në kursin e këmbimeve dhe eksporteve. Por ajo që pritet për këtë sektor do të jetë edhe më fatale. Kreu i shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençe, dje në një intervistë televizive, tha se me këto shifra deri në muajin qershor do të ketë 20-25 mijë vende pune të humbura. “Mungesa e theksuar që bizneset kanë në likuiditet. Kjo problematike ka filluar të japë frytet e saj të cilat në shumicën e rasteve ndodhin në zonat rurale dhe të thella, këto njerëz përtej humbjes së vendit të punës do të kenë edhe një impakt sociale. Që nga fillimi i aktivitetit ekonomike kanë humbur vendin e punës 1200 persona. Muaji janar- shkurt do të jenë të frikshëm, nëse nuk do të ketë një reflektim dhe për të ndalur këtë pandemi ekonomike mendoj se deri në muajin qershor do të jemi 20- 25 mijë vende pune të humbura. Dhe e përsëris ky sektor ka 75 mijë të punësuar. Kemi qenë si një sektor i paragjykuar. Do ta kuptojnë shumë mirë institucionet përgjegjëse dhe ky dëm është edhe nga mos reagimi i institucioneve”, deklaroi Prençe. Kriza e lartë financiare sipas “Pro Eksport Albania” ka prekur rreth 75 mijë punonjës në të gjithë vendin.

Advertisements

Bozdo: 1200 punonjës fasonerie humbën punën në 24 orë

Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo, ka deklaruar se referuar të dhënave të Shoqatës së Fasonistëve, vetëm në 48 orët e fundit, kanë humbur vendin e punës 1200 punonjës. Dje, në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se ky sektor e ka të vështirë të mbijetojë në treg pas zhvlerësimit të euros, aq më tepër kur kërkesat e vazhdueshme për subvencione, nuk janë dëgjuar nga qeveria. “Në 48 orët e fundit, siç raporton edhe Shoqata e Fasonistëve, 1200 punonjës të kësaj industrie kanë humbur punën, e bashkë me të, të ardhurat për të mbajtur familjet e tyre. Pra vetëm në 48 orë, edhe 1200 familje i janë shtuar shtresës së varfër në Shqipëri, që përben 33% të popullatës së vendit (Banka Botërore). Është kjo kronika që të lë pa fjalë, e agonisë falimentuese të një industrie të tërë, industrisë eksportuese fasoniste, e cila jo për faj të saj, por për faktin e zhvlerësimit me afro 25% të euros që nga viti 2018, nuk mundet dot më të konkurrojë në tregjet evropiane.

Advertisements

Gjatë kësaj kohe, përballë thirrjeve dëshpëruese për mbështetje të përfaqësuesve të kësaj industrie, ka qëndruar veshshurdhër qeveria, e cila jo vetëm nuk ka afruar asnjë ndihmë, por është duke vështruar me gjakftohtësi sesi po zhduket një sektor i tërë i ekonomisë eksportuese”, deklaroi ai. Më tej Bozdo theksoi se nuk ka një rast të dytë në botë kur një sektor është në një krizë ekzistence dhe qeveria nuk e përmend si çështje prioritare. “Fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e tregtar të vendit, pas turizmit dhe remitancave. Ajo punëson drejtpërsëdrejti 75 mijë persona dhe përbën rreth 35% të eksporteve totale të Shqipërisë. Por fluksi i pafund i parave të pista që pastrohen në Shqipëri veçanërisht në industrinë e ndërtimit, ka rrënuar euron e bashkë me të aftësinë konkurrues në treg të kësaj industrie. Qeveria e njeh këtë situatë plotësisht, dhe me ndërgjegje të plotë zgjedh pastrimin e parave në vend të ekzistencës së 75 mijë familjeve shqiptare që mbahen nga kjo industri. Nuk ka një rast të dytë në botë kur një sektor është, jo për faj të tij, në një krizë ekzistence dhe qeveria realisht as nuk e përmend fare këtë çështje në prioritete e saj”, nënvizoi Bozdo.

Artikulli paraprak“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, bëhet teze pas humbjes së madhe aktorja e njohur…(Foto)
Artikulli tjetërAtentati ndaj Zamir Kalemit, zbardhen detaje të reja