Detaje të reja bëhen me dije nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Tiranë, u mbeti i plagosur Zamir Kalemi, ku burime bëjnë me dije se autorët që tentuan të eliminojnë Kalemin, e kanë ndjekur objektivin e tyre për orë më radhë.
Advertisements
Ndërkohë të njëjtat burime, bëjnë të ditur se ekspertët kanë gjetur në vendngjarje 13 gëzhoja automatiku. Ndërkohë, autorët që e dogjën mjetin tip “Nissan” në Bërzhitë, kanë përdorur targha të vejdhura për kryerjen e atentatit, që më herët ishin denoncuar të humbura në Tiranë.
Distanca nga e cila autorët kanë qëlluar ishte e shkurtër, teksa makina në të cilën lëvizte Kalemi është përplasur edhe me trafikndarësen.
Advertisements
Ky i fundit u dërgua në spital ku iu nënshtrua operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shënjestra e atentatit është vëllai i biznesmenit Adriatik Kalemi alias Andrea Kalemi, të cili brenda pak muajsh ju bë dy herë atentat në Greqi, por në të dyja rastet mori plagë të rënda dhe arriti të mbijetojë.