“Zoti na riktheu buzëqeshjen”, bëhet teze pas humbjes së madhe aktorja e njohur…(Foto)

Humbi nënën pak ditë më parë, Anna Lika bëhet teze: Zoti na riktheu buzëqeshjen

Advertisements

Aktorja Anna Lika ka ndarë pak minuta më parë lajmin e bukur se është bërë teze. Motra e saj ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Zeina.

Ky lajm vjen në jetën e motrave si një shpresë pas ditëve të vështira. Nëna e tyre, Ilda Gjoni u nda nga jeta në ditën e Krishtlindjes të vitit që lamë pas.

Advertisements

“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës… Dje i thamë mirëseerdhe mbesës tënde të dytë. Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë.”, ka shkruar Ingrid Gjoni.

Edhe pse një personazh jo i famshëm, Ilda tronditi opinionin publik të cilët e njihnin se motra e Ingird dhe Inis Gjonit. Ilda u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.

Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.

Artikulli paraprakSekuestrimi i 570 kg kokaine në Spanjë, shkon në 6 numri i shqiptarëve të arrestuar
Artikulli tjetërRënia e euros zhyt në krizë industrinë fasone, 1200 punonjës kanë humbur vendin e punës në 48 orë dhe 25 mijë të tjerë rrezikohen deri në qershor, ekspertët dhe opozita ngrejnë alarimin, ja thirrja e fortë për institucionet shqiptare