Policia rrugore me ‘dorë të hekurt’, nis vendosjen e gjobave për këmbësorët

Policia rrugore ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve që kalojnë në mënyrë të gabuar rrugën.

Advertisements

Masat ndëshkuese janë aplikuar ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha, apo që kapërcejnë bordurat e rrugëve.

Gjoba parashikohet në vlerën e 1 mijë Lekëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertisements

Kjo nismë e policisë rrugore të Tiranës, vjen pasi këmbësorët shpesh herë janë bërë burime aksidentesh.

Pasi këmbësorëve ju vendoset gjoba, iu merret karta e identitetit deri në shlyerjen e gjobës. Më pas, ata duhet të rikthehen me mandatin e pagesës tek punonjësi i policisë.

Artikulli paraprakZbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Vlorë, shoqërohen 10 persona
Artikulli tjetërMeteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin për këtë javë: Duke filluar nga e marta…