Meteorologu Hakil Osmani nga metoalb tregoi se si do të jetë parashikimi i motit për këtë javë.
Advertisements
Ai theksoi se java ka nisur në zotërimin e vranësirave të shumta.
“Në zonat malore kemi parë reshje të dëborës.
Advertisements
Presim përmirësim të kushteve të motit duke filluar nga pjesa e dytë e ditës. Ditën e sotëm kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit”-tha ai.
Vlerat minimale në qytetet e zonave malore, mëngjesin e sotëm janë regjistruar dhe në -2 apo -3 gradë celsius.
Temperaturat më të ulëta sipas Osmanit janë regjistruar në Bajram Curr dhe në Kukës.
Duke filluar nga dita e martë, do kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të zbresin deri në -5 apo -6 gradë celsius, kurse në kryeqytet temperaturat do të jenë -1 gradë celsius.
“Kemi një rritje temperaturash gjatë ditës së enjte dhe të premte. Dita më e ftohtë e kësaj jave do të jetë e mërkura”-përfundoi ai.