Përplasen dy makina, plagoset çifti i të rinjve dhe një person tjetër! Detaje si ndodhi aksidenti

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë

Advertisements

Raportohet se të përfshirë në aksident janë dy mjete, ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosurit dhe janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Personat e plagosur janë një çift të fejuarish që udhëtonin me një mjet tip Benz dhe një burrë me një mjet tip Golf. Ky i fundit ka dëmtime me thyerje, ndërsa çifti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

“Rreth orës 22:45, në aksin rrugor “Ura e Kardhiqit- Gjirokastër”, automjeti me drejtues shtetasin F. K., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 31 vjeç. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere, shtetasja A. M., 23 vjeçe. Të tre të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital”, thote policia.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave.

Artikulli paraprakNuk përballon vdekjen e djalit, ish-efektivi vret të gjithë familjen e më pas veten
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë në shtëpinë e futbollistit të njohur, grabitësit i vrasin tezen dhe plagosin nënën e tij