“Kurrë nuk kam bërë p**nografi”- Dervish Hasi e quan 16-vjeçaren gruan e tij! Zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit: Jam dakord të qëndroj në burg nëse…

Dervish Hasi, 42-vjeçari i cili u arrestua dhe u la në burg për abuzim me një 16-vjeçare mohon të ketë kryer pornografi, ndërsa thotë se e mitura është gruaja e tij.

Advertisements

Sipas News24, Hasi ka deklaruar se kurrë nuk ka bërë ndonjë trafikim me gruan e tij.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time (16-vjeçaren). Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, ka deklaruar ai.

Advertisements

Kujtojmë se Hasi u la sot në burg nga gjykata, e cila vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Hasi është një person i njohur për policinë, pasi ka qenë edhe i hetuar nga SPAK. Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Artikulli paraprak“Mos e quaj zhargavinë se është gjynah”, Egla këshillon Merin të mos ofendojë Rozën, asterologes s’i del inati: Unë ia…
Artikulli tjetërLordi i drogës grumbulloi 11 milionë paund në vit nga agjentët e pasurive të rreme. Policia kapi edhe 12 shqiptarë. Thanë se jetonin me frikë, por shkonin me pr**tituta