Familja e raportoi të “zhdukur”, ish-fituresi i “Big Brother” gjendet tapë në alkool

Ish-fituesi i spektaklit televiziv “BBA5”, Arbër Zeka, është gjetur i dehur në ambientet e një moteli në Qagllavicë të Prishtinës. Familjarët denoncuan zhdukjen e gazetarit në polici.

Advertisements

I vëllai i gazetarit e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës se që prej mbrëmjes të së mërkurës nuk kishin patur kontakte me Arbër Zekën dhe se ishin të shqetësuar për fatin e tij.

Denoncimi i tyre ngriti në këmbë Policinë e Kosovës, të cilët e gjetën Zekën në një motel në periferi të kryeqytetit. Ai u gjet i dehur brenda në hotel, gjendje që edhe shpjegon mungesën e kontaktit me familjarët e tij.

Advertisements

Artikulli paraprakSurpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat
Artikulli tjetërKëmbimi/ Ja me sa këmbehen sot monedhat e huaja