E shkrumbuar nga zjarri, foto e makinës së atentatorëve të kushëririt të Aleksandër Sadikajt! Pasi qëlluan ndaj 41-vjeçarit, autorët e “braktisën” më Bërzhitë dhe i vendosën flakën

Ky është automjeti tip Nissan që dyshohet se u përdor nga autorët që i bënë atentat kushëririt të Aleksandër Sadikajt, Zamir Kalemi rreth orës 22:55 të mbrëmjes së të premtes (12 Janar) tek rrethi i Selitës.

Advertisements

Pasi qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të 41-vjeçarit, i cili i shpëtoi atentatit duke marrë vetëm një plumb në këmbë, autorët janë larguar në drejtim të Bërzhitës, ku i kanë vendosur flakën makinës dhe janë “zhdukur”.

Zjarri që ka shkrumbuar mjetin dyshohet se ka shkatërruar çdo provë, ndërsa mësohet se targat ishin vjedhur në Tiranë.

Advertisements

41-vjeçari, i cili është kushëriri i të ndjerit Aleksandër Sadikaj dhe vëllai i Andrea Kalemit që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, mësohet se është mbajtur në vëzhgim nga autorët për disa orë.

Ata e kanë ndjekur me makinë deri tek zona e Selitës, ku shënjestra po udhëtonte me një automjet tip Smart dhe pasi kanë kaluar paralel me mjetin e 41-vjeçarit kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij.

Zamir Kalemi mësohet se i ka pikasur autorët dhe ka arritur të devijojë mjetin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja, ndërsa 41-vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakAtentati ndaj Zamir Kalemit, zbardhen detaje të reja
Artikulli tjetërNjë gazetare në “Big Brother Vip 3”! Konfirmohet zyrtarisht banorja e dytë