Programi “Big Brother VIP 3”, është show që publiku mezi e pret, nisur edhe nga vëmendja e viteteve të kaluar që ky spektakël pati.
Advertisements
“Big Brother Vip 3”, nis sonte mbrëma.
Teksa ka nisur numërimi mbrapsht, konfirmohet edhe banorja e dytë.
Advertisements
Mbi 12 vite në gazetari, Ledjona Xheladinaj, e ka nisur profesionin si korrespondente e qarkut të Korçës.
Aktualisht, punon si gazetare në një program investigativ, ku në fokus ka kryesisht maniakët, pedofilët, por edhe abuzues të tjerë.
Kronikat dhe historitë që ajo ndjek, janë bërë vazhdimisht virale në rrjet.
Ledjona njihet gjithashtu edhe për “Haberet e fshatit”, një program që e realizon për kanalin e saj në Youtube, aty ku sjell copëza nga realiteti në fshatrat shqiptarë.
Ledjona, pritet të bëhet sonte pjesë e shtëpisë së famshme dhe emri i saj konfirmohet zyrtarisht pas atij të Meriton Mjekiqit.