Duke kapërcyer bordurat, apo duke mos respektuar vijat e bardha, policia thirrje këmbësorëve

Policia ka publikuar sot një video në të cilën evidentohen kalimtarë të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kaluar rrugën aty ku nuk ka sinjalistikë për një veprim të tillë, apo akoma më keq duke kapërcyer trafik ndarëset.

Advertisements

Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat, ndërsa ka shtuar se personal e gjetur në shkelje janë gjobitur.

Postimi:

Advertisements

Vëmendje, Këmbësorë! Rregullat e Sigurisë janë për të Gjithë! ????

???? Në videon e mëposhtme, ju do të shihni pamje të këmbësorëve që neglizhojnë rëndësinë e vizave të bardha. Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

????‍♂️ Ne, kemi marrë masa ndëshkimore ndaj këtyre veprimeve gjatë muajit të fundit. Kjo është një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

???? Le të bëhemi bashkë për një rrugë më të sigurt!

⚠️ Kujdesi nis nga secili prej nesh! Respektoni vizat e bardha! ⚠️

Artikulli paraprakNgujoi familjen nën vëzhgimin e kamerave/ “Isha ndeshur në shkallë disa herë me të ishte i pasjellshëm”, flasin fqinjët: E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por
Artikulli tjetërDRITHËRUESE/ Tërmet i fuqishëm në Guatemalë, lëkundjet ndjehen edhe në El Salvador