Ngujoi familjen nën vëzhgimin e kamerave/ “Isha ndeshur në shkallë disa herë me të ishte i pasjellshëm”, flasin fqinjët: E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por

Fqinjët e 35-vjecarit që mbajti në izolim familjen e tij, thonë se shumë rrallë e kishin parë gruan të dilte jashtë shtëpisë, dhe gjithmonë kokëulur dhe nën shoqërinë e burrit. Ata e përshkruajnë 35-vjeçarin arrogant dhe gjithmonë kanë dyshuar se përse kishte monitorim të theksuar me kamera në shtëpinë e tyre, por pa menduar se gruaja mbahej mbyllur jashtë dëshirës së saj.

Advertisements

“Isha ndeshur në shkallë disa herë me të. Nuk përshëndeste. Zonjën e kam parë por e kishin si të ndaluar të përshëndetej me njerëzit. E pashë që kishte një gjë që nuk shkonte por thashë është zgjedhje e njerëzve. Gruaja dilte rrallë nga banesa, ishte e shoqëruar gjithmonë. Ai ishte i pasjellshëm, tip arroganti kur vinte puna për gërricjet për gjëra koti me komshinjtë”- u shpreh një prej fqinjëve të familjes së izoluar.

Artikulli paraprakNga kërcënimet, tek përndjekja, si Klodian Duro dhunonte ish-bashkëshorten/ Zbardhet dëshmia tronditëse e Dorinës: Erdhi tek puna ime, më vendosi duart në fyt…
Artikulli tjetërDuke kapërcyer bordurat, apo duke mos respektuar vijat e bardha, policia thirrje këmbësorëve