Atentat me armë zjarri shqiptarit në Greqi!

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi ku një 43-vjeçar shqiptar është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makine. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes, kur shqiptari është qëlluar 3 herë më armë zjarri nga një automjet me ngjyrë të zezë që është larguar me pas me shpejtësi.

Advertisements

Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur.

Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios. Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.

Advertisements

Artikulli paraprakKrijohet çifti i parë në “Big Brother Vip”? Bardhi puth banoren, çfarë ndodhi mes dyshes(Video)
Artikulli tjetërIsh-agjenti i FBI-së Charles McGoningal i varur nga s**si, ish e dashura: Kërkonte 5 herë në ditë