Arti në zi, shuhet në moshën 60-vjeçare këngëtari i dashur nga publiku

Këngëtari grek Haris Kostopoulos vdiq në moshën 60-vjeçare, mëngjesin e së sotëm, 20 janar. Këngëtari është shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po ishte në një betejë të vështirë me kancerin.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin. Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t’i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në Metropolitan për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruan në faqen zyrtare të këngëtarit.

Advertisements

Artikulli paraprakKaos në Rrugën e Kombit, kamioni rrezikon të përmbyset nga stuhia e fortë
Artikulli tjetërGruaja ekzekuton burrin me thikë në orët e para të mëngjesit