Argita në krye të PD? Këlliçi habit me deklaratën: Edhe pse e bija e Berishës…

Ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është shprehur se nuk është kundër kandidimit të Argita Malltezit si kryetare e PD-së.

Advertisements

Ai theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës, nuk i jep avantazh zonjës Malltezi që të jetë në krye të opozitës.

“Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri. Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime. Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim.

Advertisements

Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argitën nuk e avantazhin fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.

Artikulli paraprakOsman Mula: Pensioni nuk jepet për kontribut në parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar
Artikulli tjetërKiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore(foto)