Osman Mula: Pensioni nuk jepet për kontribut në parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar

Kompozitori dhe regjisori Osman Mula ka reaguar pas pensionit të veçantë që ka miratuar qeveria, duke u shprehur se jepet për kontribut në artin kombëtar dhe jo për parti. Mula përmes një letre i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke thënë se e dinte që nuk do ta merrte pensionin. Mula shprehet në rrjete sociale se prej 7 vitesh emri i tij ndodhej në tryezë. “E dija se nuk do e merrja pensionin e veçantë!

Advertisements

Sepse emri im do kalonte në dorën tënde. Edhe pse emri im ndodhet tash shtat vjet në tryezën tënde si përparësi e shkresës së Ministrisë së Kulturës, pasi jam dy herë i vlerësuar nga presidentët e Shqipërisë me titujt më të lartë. Do ishte në nderin tuaj ta vlerësonit një artist që ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj teje se në fund të fundit je dhe kryeministri im”, shprehet Mula. Më tej ndër të tjera kompozitori ndërsa shprehet për kontributin e tij në art, thotë se beson te forca e një krijuesi.

“Pensioni nuk jepet për kontribut në parti, por për kontributin e vazhdueshëm që jep për artin kombëtar, pa lëviz një ditë nga Shqipëria dhe duke dhënë një kontribut në RTSH si regjisor dhe si kompozitor, pasi më numërohen shumë çmime. Unë nuk jam as servil dhe as konjuktural se së paku do e merrja një emërim nga pala tjetër, por dhe për to isha i pabesueshëm. Kjo është forca e një krijuesi”, shkruan kompozitori Osman Mula në letrën e tij publikuar dhe në rrjetin social Facebook. Ndër të tjera kompozitori thotë se ndihet krenar kështu siç është, idealist, por rebel kundër padrejtësive si majtas e djathtas.

Advertisements

“Artist nuk më bën ti, por kontributi dhe përkushtimi im”, shprehet Mula më tej. Osman Mula prej vitesh ka qenë regjisor në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetra festivaleve në RTSH, emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor me çmime. Osman Mula ka zbuluar me dhjetëra talente.

Artikulli paraprakJanari muaji më i ftohtë i vitit, ja kur pritet të ulen temperaturat
Artikulli tjetërArgita në krye të PD? Këlliçi habit me deklaratën: Edhe pse e bija e Berishës…