3 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Indonezi, 28 të plagosur

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 28 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën mëngjesin e së premtes në Indonezi në ishullin e madh Java.

Advertisements

Aksidenti ndodhi në orën 06:30 pranë qytetit Kikalenga në provincën Java Lindore, tha një zëdhënës i policisë.

Mësohet se në një tren kishte 287 pasagjerë, ndërsa në tjetrin 191 persona.

Advertisements

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, pasagjerët e lënduar janë transportuar në spitale.

Artikulli paraprakKiara Tito shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore(foto)
Artikulli tjetërLuhaten sërish monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për sot