SPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Berishën

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, do të japë masën për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ndaj tij SPAK ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe ndalim komunikimi.

Advertisements

Seanca pritet të nisë në orën 12:00.

Avokatët kërkuan sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke pretenduar se ajo ishte në konflikt interesi.

Advertisements

SPAK kërkon për Berishën arrest në shtëpi, ruajtjen e tij me punonjës policie dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë.

Kjo masë nga SPAK erdhi pasi më herët, ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, atë të detyrimit me paraqitje para policisë gjyqësore.

Berisha ka pretenduar se kërkesa e SPAK ishte bërë në kundërshtim me Kushtetutën, pasi kërkesa nuk ishte aprovuar nga Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin.

Artikulli paraprak“Kokë më kokë” me Sardi Strugajn, Enxhi Nasufi fiton “Dancing with the stars”! Këngëtarja rrëmben kupën në natën finale
Artikulli tjetërE rëndë, autobusi përfundon në luginë, 3 të vdekur dhe 19 të plagosur