“Kokë më kokë” me Sardi Strugajn, Enxhi Nasufi fiton “Dancing with the stars”! Këngëtarja rrëmben kupën në natën finale

Këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, ka triumfuar në spektaklin e kërcimit “Dancing With the stars”, duke fituar çmimin e parë, në një garë kokë me kokë me këngëtarin Sardi Strugaj.

Advertisements

Enxhi dhe partneri i saj, Silvesteri rrëmbyen kupën e artë dhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Këngëtarja është bërë pjesë ë këtij rrugëtimi që prej datës 6 tetor. Ajo ia doli të rrëmbejë votat e anëtarëve të jurisë, e përbërë nga Olta Gixhari, Valbona Selimllari, Lori Balla dhe Ilir Shaqiri, si dhe vëmendjen e publikut.

Advertisements

Sipas anëtarëve të jurisë, që i dhanë edhe 40 pikë performancës së saj, Enxhi ka kërcyer si një balerinë profesioniste.

WhatsApp Image 2023-12-30 at 07.15.25

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit Zotit, faleminderit mamit dhe babit, ia dolëm, nuk dua të harroj asgjë, faleminderit Dancing With The Stars, Top Channel, është familja ime e dytë, faleminderit shumë Silvi, unë mendoj që ti je një nga balerinët më të mirë, ia kanë vlejtur sherret, ky është vetëm fillimi”, tha Enxhi, mes emocionesh dhe lotësh.

Nga ana tjetër, edhe Sardi Strugaj ishte një konkurrent mjaft i diskutuar për të marrë çmimin e madh.

Katër finalistët e kësaj mbrëmjeje ishin Fifi, Arnita, Sardi dhe Enxhi, ndërsa vetëm dy të fundit arritën të shkonin në raundin e tretë dhe më afër kupës së artë.

Artikulli paraprakFesta në Meksikë kthehet në tragjedi, vriten 6 persona, plagosen 26 të tjerë
Artikulli tjetërSPAK kërkon “arrest në shtëpi”, GJKKO jep sot masën për Berishën