Ja kush janë funksionarët e shtetit të vënë nën hetim për dosjen “Beqaj”, ja akuzat dhe çfarë u konfiskoi SPAK

GJKKO ka miratuar kontroll banese, automjeti dhe telefoni për persona Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani.

Advertisements

Ermal Kurtulaj dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Beqajt, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor.

Nga aktet e administruara në gjykim rezulton se Prokuroria e Posaçme Kundë Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 06.09.2023, ka regjistruar procedimin penal nr. 190, të vitit 2023 regjistruar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojne funksione publike”. parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal dhe “Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Në lidhje me këtë procedim, më datë 26.12.2023,⁶ është regjistruar si person që i atribuohet vepra penale e “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, emri i shtetasit Ermal Kurtulaj.

Advertisements

Nga faktet dhe rrethanat që rezultojnë nga provat dhe aktet e administruara, deri në këtë fazë të procedimit penal, rezulton se Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (në vijim SASPAC), është person juridik publik buxhetor, në varësi të Kryeministrit, krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 642, datë 29.10.2021 “Per krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Kjo Agjenci e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. sipas parashikimeve të të VKM nr.642/2021, në pikat 1, 2 dhe 3 të së cilit parashikohet se “1. Krijimin. organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination, (këtu e në vijim SASPAC-ja), si person juridik publik buxhetor, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë. 2 SASPAC-ja e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror. 3. SASPAC-ja financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe ngu burime të tjera të ligjshme.”.

Rezulton se në krye të kësaj agjencie është emëruar shtetasi Ilir Beqaj. SASPAC në veprimtarinë e saj siguron koordinimin e programeve kombëtare dhe rajonale të asistencës financiare të Bashkimit Evropian, monitorimin e zbatimit të tyre, si dhe mbështet punën e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin e Paraaderimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Evropian (KKIPA), ku koordinator është vetë Drejtori i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Artikulli paraprakE rëndë! Gjendet pa shenja jete shqiptari, zbardh detajet e para
Artikulli tjetërGrabitja brutale në Greqi/ Iu futën në banesë dhe goditën të moshuarin dhjetra herë me thikë, si i tradhëtoi një kanaçe dy të rinjtë shqiptarë