Aksioni i pak ditëve më parë i SPAK ku janë goditur një numër i madh policësh dh eish-efektivësh policie me akuza të rënda penale rezultoi me lëshimin e 11 urdhër arresteve, ku tre persona u arrestuan, kurse të tjerët janë në kërkim.
Advertisements
Të arrestuarit janë Erzen Breçani, që ka qenë zv.drejtor i Policisë së Shtetit, djali i tij si edhe një person i njohur për të shkuarën e tij kriminale. Bëhet fjalë për Bujar Ajetin, i njohur edhe si Bujar Gërmizi.
Bujar Gërmizi rezulton person me disa precedentë penalë. Në 1999 ai ka qenë i dyshuar për grabitjen e bankës së kursimeve në Kukës. Në atë kohë ai ishte oficer policie.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në Dhjetor të vitit 1999. Ai ishte përgjegjës i sigurisë për transportin e lekëve por i grabiti bashkë me dy të tjerë. Gjatë aksionit dy personat që ishin bashkë me Gërmizin në grabitje u vranë. Një nga viktimat ishte kunati i tij.
Vetëm Bujar Gërmizi u plagos por arriti që të shpëtonte duke kaluar kufirin për në Kosovë. Aty u arrestua dhe pas disa vitesh u ekstradua në Shqipëri.
Në 2009 ka qenë i dyshuar për trafik armësh dhe në Maqedoninë e Veriut është arrestuar për trafik droge. Ai është arratisur nga burgu në Maqedoni dhe kishte humbur gjurmët.