Tjetër incident në një kopsht në Elbasan, 5-vjeçarja përfundon në spital

Një tjetër incident është shënuar në një kopsht në Elbasan. Policia njofton se në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit.

Advertisements

Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron.

Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.

Advertisements

Artikulli paraprakNuk kursehen, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji ndajnë momente nga shtrai (VIDEO)
Artikulli tjetërHoroskopi 20 nëntor 2023, parashikimi i yjeve për sot