Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me magnitudë 6.2 u regjistrua sot në ishullin indonezian të Halmahera, sipas Qendrës Gjeoshkencore Gjermane Kërkimore (GFZ).

Advertisements

Sipas institutit, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 120 kilometrash, shkruajnë mediat e huaja.

Agjencia e reagimit emergjent të Indonezisë nuk u përgjigj kur është kontaktuar për të parë nëse ishte raportuar ndonjë dëm.

Advertisements

Arkipelagu indonezian ndodhet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” e Oqeanit Paqësor, një zonë me aktivitet jashtëzakonisht intensiv sizmik dhe vullkanik.

Artikulli paraprakShqipëria zgjohet me tre dridhje toke, ku ra tërmeti?
Artikulli tjetërPjesëmarrja në Europian, zbulohet shuma marramendëse që përfitoi FSHF-ja nga kualifikimi historik