Shqipëria zgjohet me tre dridhje toke, ku ra tërmeti?

Prej mesnatës deri në orët e para të mëngjesit Rrjeti Kombëtar i Monitorimit Sizmik pranë IGJEUM-it ka regjistruar tre lëkundje sizmike.

Advertisements

Dridhje toke ka pasur në Korçë dhe në Fier. Tërmeti i parë është regjistruar me epiqendër në Miras, Korçë në orën 1:13:15 me magnitudë 2.3 ballë.

I dyti në Fier në orën 3:12:03 me të njëjtën magnitudë. Dhe i treti në Mollas të Korçës me magnitudë 2 në orën 5:54:33.

Advertisements

Goditjet kanë qenë të vogla dhe fatmirësisht nuk raportohet për probleme.

Artikulli paraprakHidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të plagosur
Artikulli tjetërTërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë