Pjesëmarrja në Europian, zbulohet shuma marramendëse që përfitoi FSHF-ja nga kualifikimi historik

Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në “Euro 2024” dhe kjo arritje i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit, 9.25 milionë euro. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

Advertisements

Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup, UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro. Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

Ndërkohë, më tej shifra shkon në 3.25 dhe 5 milionë euro për këdo që arrin në gjysmëfinale. Duke e parë buxhetin e FSHFsë, një pjesëmarrje në Europian do sillte një bonus të madh për futbollin shqiptar.

Advertisements

Artikulli paraprakTërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Indonezinë
Artikulli tjetër“Ka shumë futbollistë homos*ksual” – Vesa Vllasaliu shokon me deklaratën ndaj Mërgim Berishës: Kam menduar se dhe ish i fejuari im pëlqente djemtë