“Ka shumë futbollistë homos*ksual” – Vesa Vllasaliu shokon me deklaratën ndaj Mërgim Berishës: Kam menduar se dhe ish i fejuari im pëlqente djemtë

Modelja dhe banorja e “Big Brother VIP” Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka marrë sërish vëmendje me një tjetër deklaratë që ka bërë së fundmi.

Advertisements

Pas deklaratës së bujshme se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, në një bisede më banorët e tjerë të shtëpisë, ajo ka treguar se ka pasur dyshimë për ish-të fejuarin e saj, se ai mund të ishte homoseksual.

Teka diskutonte me banoret Edona James, Monika Salihun e Alba Vukajn, Vesa rrëfeu pëlqimin që kishte pas për një djalë, por që i doli ndryshe.

Advertisements

Bukuroshja nga Gjilani zbuloi se dikur kishte një njohje me një djalë, por për të njëjtin person vite më vonë e kishe kuptuar se kishte pasur lidhje dashurie me kushëririn e saj.

“Më ka pëlqyer një herë një djalë shumë, edhe s’kam pasur kontakt me të më, duke folur duke folur, katër vite pesë vite më vonë, fola me kushëririn tim, kur më tha kam pasur diçka me të”, u shpreh ajo.

Më tej ajo është shprehur se sipas saj, ka dhe “burra që janë të martuar që i duan djemtë, futbollistë ka shumë. Edhe ashtu ka. Të drejtën me thënë edhe unë kam menduar për burrin tim, 100 për qind kam menduar edhe për burrin tim”.

vesa vllasaliu mergim berisha5

Vesa ndryshe bëri bujë të madhe brenda për historinë e dashurisë që tregoi për ish-partnerin e saj, Mërgim Berishën.

Ajo zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

AKUZAT PER TRADHTI

Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

“Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

DEKLARATA E ISH-KUNATIT DHE SHOQES SE VESES

I vëllai i Mërgim Berishës, në një intervistë, ka deklaruar se Vesa Vllasaliu i ka ofenduar babain në vend publik dhe s’ka respektuar asnjë prej familjarëve të futbollistit.

Besart Berisha theksoi se modelja bën gjithçka për famë dhe nuk është askushi që t’i përlyejë emrin.

“Ka ofenduar babain në vend publik, nuk na ka respektuar asnjë prej neve, familjarëve. Na ka ardhur na ka prishur ditën e Bajramit. E thirrëm për drekë, por na prishi festën. Le të dalë të tregojë të vërtetën. Janë shumë faktorë.

Ajo po përlyen një vajzë të pafajshme, që po e quan shoqe të ngushtë. Që së pari nuk është shoqja e saj. Ajo është konsideruar si e familjes sonë, si të mos e respektonim.

Nuk mund të pranojmë që të dalë dikush, që nuk është askushi që ta përlyejë emrin, të të ofendojë familjen. Jam gati të përballem me Vesë, ajo mund të thojë çfarë të dojë. Tani që ka hyrë në BBV do të dalin edhe video të tjera.

Ajo është munduar me çdo lloj mënyrë që të arrijë famën e saj”, tha Besart Berisha.

Në të njëtën intervistë, foli edhe bashkëshortja e futbollistit, Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta ashtu siç ka u shpreh Vesa.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.

Ajo pranoi faktin se modelja i ka dërguar mesazh babait të saj ku i thoshte që ‘vajza jote më ka marrë burrin”, por theksoi se me Mërgimin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe u lidhën bashkë kur ai ishte ndarë nga Vesa.

“Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe. Shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur. Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.

Ajo theksoi se me futbollistin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe se u lidhën bashkë pas ndarjes së tij me modelen.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.

Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë”, rrëfeu ajo.

Artikulli paraprakPjesëmarrja në Europian, zbulohet shuma marramendëse që përfitoi FSHF-ja nga kualifikimi historik
Artikulli tjetërUdhëtimi kthehet në tragjedi, katër të rinj humbin jetën në Uells