“S’ju vjen zor, e keni kthyer shtet policor”, Bardhi i ngre zërin gardistëve: Ndaloni ju gratë të futen në sallë të Parlamentit, kush jeni ju?(VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me gardistët në godinën e Kuvendit, një orë para nisjes së seancës për miratimin e Buxhetit.

Advertisements

Kujtojmë që opozita e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar një qëndresë të fortë nga deputetët që mbështesin atë në seancën e sotme.

Deputetët e PD në momentin që i janë afruar derës së Kuvendit për t’u futur në sallë, janë përballur me një numër të madh gardistësh, të cilët i kanë ndaluar për t’i ushtruar kontroll të imtësishëm.

Advertisements

Pasi disa prej tyre kanë hyrë në sallë, ata kanë tentuar të grumbullojnë e deputetëve të mazhorancës në foltore, ashtu siç kanë bërë edhe në seancën e fundit, por nuk janë lejuar nga garda dhe aty ka nisur një përplasje fizike.

Artikulli paraprak“Mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”- Ndeshja me Ishujt Faroe, policia publikon planin e masave dhe apelon qytetarët: Ja rrugët që do bllokohen
Artikulli tjetër“Mos më prek me dorë”- Përplasje fizike në Kuvend! Gardistët nuk lejojnë Berishën t’i afrohet foltores, deputetët bllokohen në hyrje të sallës