“Mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”- Ndeshja me Ishujt Faroe, policia publikon planin e masave dhe apelon qytetarët: Ja rrugët që do bllokohen

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ishujt Faroe, që do të luhet ditën e sotme (20 nëntor) në Stadiumin “Air Albania”.

Advertisements

Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Policia apelon të gjithë tifozët që mos kryejnë akte të dhunshme, pasi do të ndëshkohen sipas kodit penal.

Advertisements

Po ashtu, bëhet e ditur se sportdashësit që kanë blerë biletë duhet të paraqiten në stadium në orën 17:00, pasi në të kundërt mund të mbeten jashtë për shkak të fluksit të madh.

SHOQERIMI I ESKORTES SE FUTBOLLISTEVE TE EKIPIT TE ISHUJVE FAROE

Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Artikulli tjetër“S’ju vjen zor, e keni kthyer shtet policor”, Bardhi i ngre zërin gardistëve: Ndaloni ju gratë të futen në sallë të Parlamentit, kush jeni ju?(VIDEO)