Seanca e sotme parlamentare, njësoj siç ishte paralajmëruar nga deputetët opozitarë është shoqëruar me tensione. Edhe pse ishte parashikuar të diskutohej projekt-buxheti i vitit 2024, kaosi i krijuar nga opozita nuk ka lejuar zhvillimin normal të seancës.
Advertisements
Deputeti Flamur Noka madje ndezi tymuese brenda sallës së Kuvendit, veprim që e detyroi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ta përjashtonte nga seanca.
Nikolla: Ç’keni, pse nuk doni të diskutoni? Qytetarët duan të dëgjojnë. Nëse s’doni të diskutoni, atëherë kalojmë në votim.
Advertisements