PD tym e flakë në Parlament, Rama e voton buxhetin për 5 minuta

Pesë minuta zgjati seanca e sotme plenare e Parlamentit të Shqipërisë. Kaq i mjaftoi shumicës socialiste me Edi Ramën në krye që sot ishte vetë në Parlament për të miratuar buxhetin e vitit 2024. Deputetët e dy palëve erdhën një orë përpara në sallë. Garda kishte marrë masa të forta për të parandaluar futjen e tymueseve, por sërish dështoi. Në nisje të seancës Flamur Noka ndezi tymuesen në sytë e Edi Ramës.

Advertisements

Lindita Nikolla e përjashtoi direkt. Më pas kaloi në votimin e buxhetit. Në këtë moment në krahun e deputetëve të opozitës kishte flakë. Deputetët shpejtuan për ta fikur. Lindita Nikolla dhe socialistët e votuan më pas shpejt e shpejt buxhetin duke ikur nga Parlamenti. Opozita me në krye Sali Berishën deklaron se nuk ka tërheqje dhe jetë normale parlamentare nëse nuk plotësohen tre kushtet e saj.

Artikulli paraprakNdezi tymuese në Kuvend, Nikolla përjashton Flamur Nokën nga seanca
Artikulli tjetër“Si e liroi Ermonela burrin nga banditët, fol o Pandeli?”, Berisha paralajmëron ministrin e Ramës: I ke ditët e numëruara, të pret burgu