Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë për një inspektim pranë Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Advertisements
E entuziazmuar ministrja dhe njëherësh zv. kryeministrja e vendit ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa foto ku shihet me një palë syze të veçanta.
“Pamja ime e re”, shkruan ministrja në gjuhën angleze, duke prezantuar syzet 3D, një mjet pune për ASIG.
Advertisements
Megjithatë komentet e ndjekësve nuk kanë qenë shumë pozitive.
“Ndaj u duket çdo gjë fushë me lule juve”, shkruan një komentues.
“Shikohet suksesi juaj tek rruga e Arbërit, keni lënë nam ju si drejtuese politike dhe e qarkut”, ironizon një tjetër.
“A i dallojnë këto syzet gropat e rrugve?”, pyet një tjetër komentues.