“23 kryebashkiakë përballë SPAK”/ Lista e Plotë nga Vangjush Dako “i paprekshmi” tek Kreshnik Hajdari

Më shumë se 1/3 e kryebashkiakëve nga 61 që janë në vend, po hetohen dhe verifikohen nga Prokuroria e Posaçme.

Advertisements

Emisioni “FactCheck” sjell një kronologji të zyrtarëve publik të cilët përballen me drejtësinë duke nisur nga dikur më i pushtetshmi Vangjush Dako sot në pranga si ish kryebashkiaku i Durrësit deri tek më i fundit që u paraqit në SPAK, Kreshnik Hajdari kryetari i Kuçovës.

Në SPAK përgjatë javëve të fundit janë paraqitur kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro, ndaj tij po kryhen hetime për aferën e tjetërsimit të pronave në bregdet dhe falsifikimit të dokumenteve.

Advertisements

Artur Bushi kryebashkiaku i Krujës është paraqitur në SPAK pas kallëzimit të bërë nga disa qytetarë për prishjen e ndërtimeve, por pas verifikimeve që SPAK bëri rezultoi se s’ka konsumuar element të veprës penale.

Rakip Suli, është paraqitur plot tre herë në SPAK ndërsa emisioni “FactCheck” mëson se ai pritet të thërrit sërish. Herën e parë Suli u paraqit për të kallëzuar penalisht ish paraardhësin e tij Xhelal Mziu. Ndërsa përgjatë nëntorit 2023 ai ka mbërritur në SPAK pas fletëthirrjeve si person që është duke u hetuar.

Dyshimet janë se z.Suli ka shpërdoruar detyrën dhe ka favorizuar kompani private në tendera me para publike, por ai vetë e ka cilësuar praninë e tij në SPAK si një shenjë të mirë se drejtësia funksionon.

Nuk mungojnë as ish kryebashkiakë që sot janë në proces gjykimi apo të dënuar nga drejtësia.

Fran Tuci ish kryebashkiaku Fushë Arrësit ndodhet në qeli për abuzim me postin dhe dëmtimin e masiveve pyjore. Lefter Alla, ish kryetari Bulqizës sot përball drejtësisë i pandehur për abuzim me postin dhe tendering e ujësjellës kanaliziemve. Safet Gjici, ish kryebashkiak në Kukës prangosur pak javë pasi fitoi mandatin e dytë për aferën seksuale të korrupsionit me shtetasen Alma.K dhe favorizimin e tenderit për qentë endacakë.

Ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe arrestuar për shpërdorim detyre me dy vite e 4 muaj burg me kërkesë të SPAK.

Përballjen me drejtësinë e kanë provuar edhe ish kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, arrestuar dhe dënuar për tjetërsim pronash.

Edison Memolla kryebashkiak i Rrogozhinës në mandatin e dytë është i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit zgjedhor. Sipas SPAK ai ka paguar faturën e dritave qytetarëve të bashkisë që garonte në këmbim të votave.

Majlinda Bufi kreybashkiakja e Roskovecit sipas verifikimeve që ka bërë emisioni “FactCheck” rezulton si person që po hetohet nga SPAK pas kallëzimeve të paraqitura ndaj saj si nga opozita dhe qytetarë të kësaj bashkie.

Një tjetër Kryebashkiak në detyrë që po hetohet nga SPAK, pasi në këmbim të favoreve dhe ndihmës ekonomike ka përfituar votat e qytetarëve është edhe Klement Ndoni qytetari i parë i Këlcyrës.

Kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi është një tjetër emër i pushtetit lokal që po hetohet nga SPAK dhe veprimet e tij po kalojnë në filtër, referuar lejeve të ndërtimit dhe kallëzimit të bërë nga banorët të zonës se ai ka favorizuar të afërm të tij për leje të një aktiviteti minerar.

Nga Bashkia e Fier, dyert e SPAK i ka kaluar Armando Subashi për aferën e inceneratorit për të cilin SPAK vendosi të mos e marrë të pandehur si dhe ish kryebashkiaku Baftjar Zeqo sot deputet i cili po hetohet për tenderat e ujësjellës kanalizimeve kur ai ka drejtuar këtë institucion.

Ish kryebashkiaku i Dibrës Muharrem Rama është pyetur nga SPAK për aferën e konçesioneve në mjekësi kohë në të cilën ai ka qenë drejtues spitali.

Ish kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi i cili humbi mandatin për shkak të ligjit të Dekriminalizimit është prej zyrtarëve lokal që është pyetur nga prokuroria e posaçme, ndërsa mbetet ende e pazbardhur çështja penale për të cilën ai ka dhënë deklarime.

Ish kryetari Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i cili nuk rikandidoi pas përplasjeve publike me Kryeministrin Edi Rama është një tjetër zyrtar që është pyetur nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

Ish aktori sot politikan i cili drejton Bashkinë e Ersekës Erion Isai është pyetur nga SPAK në lidhje me tenderat dhe paratë publike, ndërsa ai u kallëzua edhe për tenderin e prerjes së pyjeve në bashkinë që ai drejton pasi zyrtar lokal të niveleve të ulëta u arrestuan.

Qerim Ismailaj është kryetari aktual në Bashkinë e Mallakastrës për të cilin drejtësia shqiptare ka dhënë dënim pas kërkesës së SPAK. Një vit ndaj tij u konvertua në dyzet orë punë publike, ndërsa Ismailaj u morr i pandehur për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërsa i fundit kryebashkiak që ka kaluar derën e SPAK që nga krijimi i këtij Institucioni është Kreshnik Hajdari. Ai arriti të bind komisionin shtetëror zgjedhorë të mos i heq mandatin e fituar në lokalet e 14 maj 2023 për të drejtuar bashkinë e Kuçovës, ndërsa SPAK e mori të pandehur me akuzën e falsifikimit të formularëve vulave e stampave kryer më shumë se një herë.

I vetmi zyrtar publik lokal i cili ka drejtuar Bashkinë e Pogradecit, Eduard Kapri ka mundur të marrë pafajësi deri në këto momente. Ai u hetua dhe gjykua për abuzim me detyrën dhe tenderin e druve të zjarrit për ngrohjen e shkollave, ndërsa gjykata e posaçme vendosi ti jap atij pafajësi.

Artikulli paraprak“I dashur Fra!…Hidhi një sy dhe na çoni haber…”/ Provat që fundosën Ilir Beqajn
Artikulli tjetërNuk kursehen, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji ndajnë momente nga shtrai (VIDEO)