Zgjedhjet, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Ja si i vodhi Rama zgjedhjet, Berisha është në dijeni

Avokati Spartak Ngjela foli në një intervistë televizive për vjedhjen e votave në vitin 2003. Sipas tij Tiranën e fitoi, por Rama vodhi votat.

Advertisements

Ngjela tha se nuk është ballafaquar me Ramën për këtë çështje, por Sali Berisha është në dijeni që ato zgjedhje u fituan nga avokati.

Ai tha se fushata ka qenë e jashtëzakonshme dhe zgjaste çdo ditë nga 18 orë.

Advertisements

“Kundërshtarin se kisha të lehtë po ik pyete ç’ka hequr, ik pyet Saliun ti fitoi Ngjela apo s’fitoi Ngjela thuaji, e dinë ata se mbasi e rrëzova unë devijoi PD,” – deklaroi Ngjela.

Sipas avokatit edhe luftën që bëri ne gjykatë për të rrëzuar vjedhjen e kishte mbi të gjitha për të rikthyer Partinë Demokratike në hapësirën moderne.

Artikulli paraprakStresi mik i ngushtë me Lear Kurtin, këngëtari reagon i revoltuar dhe kërkon dorëheqjen e zyrtarit të lartë: Nuk duroj dot më!
Artikulli tjetër‘E kam ble vendin e varrit tim, shkoj dhe e vizitoj çdo ditë, s’kam frikë’! Habit artistja shqiptare me deklaratën që bën