Arkimed Lushaj, ose siç njihet nga të gjithë si Stresi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në kryeqytet, ku ndërroi jetë 32 vjeçari Lear Kurti.

Advertisements

Me sa duket viktima ishte mik me Stresin, i cili përmes një postimi në Instagram i shpreh ngushëllimet e tij familjarëve të Lear Kurtit.

Reperi shkruan se mikut të tij, që dikur e shoqëronte në protesta kundër padrejtësive, i është marrë jeta nga padrejtësitë.

Ngushëllimet e mia familjarëve. Prej 15 vitesh njiheshim, unë në park fillova karrierën e muzikës time me ju dhe e kisha për detyrë të them dy gjëra të vogla vëllai im, të falendëroj për ato momente që kemi kaluar bashkë, ishe shok besnik shumë rob Zoti. Padrejtësia do ekzistojë për shumë kohë në Shqipëri, pabesia, skllavërimi e shumë gjëra të tjera noku…

Zoti na sprovon në çdo lloj mënyre mirëpo dhimbjet janë të shumta, policiat nuk janë të gjithë dhe të mirë, por kjo që të ndodhi ty është e papranueshme sepse ia kanë marrë dorën me neve djemtë e tinj. Por do vijë një ditë që s’do durojmë dhe do jetë fundi më i keq i tyre që kanë parë ndonjëherë shqiptarët. Sa të jetë Ardi Veliu në polici e kam thënë prej vitesh dhe e them që ai njeri s’duhet të veshë uniformë blu, po fajin e ka tjetër kush! Të dy kemi dalë në protesta dikur e mbaj mend shumë mirë dhe ti ishe kundra padrejtësisë dhe sot ike nga kjo jetë nga padrejtësia. Lart qofsh pranë Zotit, lamumirë të fala vëllezërve atje lart”

Advertisements

32-vjeçari Lear Kurti vdiq pas shoqërimit nga policia, në ambientet e Komisariatit

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Tiranës së bashku me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe konstatohen shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza