Askujt nuk ia merrte mendja, ja çfarë është gjetur në plazhin e vjetër në Vlorë (VIDEO)

Një peshkaqen i ngordhur ka dal në breg në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë. Peshkaqeni ka qenë i ngordhur në momentin që është vërejtur nga kalimtarët e rastit. Gjatësia e tij shkon deri në 3 metra.

Advertisements

Në trupin e grabitqarit të detit nuk janë vërejtur lëndime dhe nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt ngordhjes.

Kalimtarët kanë lajmëruar ambientalistët e qytetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura, e cila e ka hequr peshkaqenin nga zona. Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes.

Advertisements

Artikulli paraprakDo të rikthehen reshjet? Sinoptikani Hakil Osmani zbulon temperaturat surprizuese këtë fundjavë
Artikulli tjetërStresi mik i ngushtë me Lear Kurtin, këngëtari reagon i revoltuar dhe kërkon dorëheqjen e zyrtarit të lartë: Nuk duroj dot më!