Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në mesditë

Vendi ynë do të jetë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit,

Advertisements

ku në orët e para të mëngjesit dhe deri në mesditë do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Ndërsa në orët vijuese, sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celsius deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit, 18 tetor 2022
Artikulli tjetër“Unë e dija për çështjen dhe…”, flet i fejuari i Pajollarit: Njihem prej 3 muajsh me Tinën, qante kur…