“Unë e dija për çështjen dhe…”, flet i fejuari i Pajollarit: Njihem prej 3 muajsh me Tinën, qante kur…

Ka folur i fejuari i Martina Pajollarit, një e re nga Maliqi, pasi grupi hetimor ka siguruar prova që e implikojnë atë në vrasjen e të dashurit të saj, Martin Çeço.

Advertisements

Ajo dyshohet se ka parë nga afër mbytjen me litar të tij dhe hedhjen në rezervuar. Ai theksoi se me Martinën njiheshin prej 3 muajsh dhe se ajo i ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe vrasjen e Martin Çeços.

“Unë jetoj në Marjan prej dy vitesh dhe merrem me bagëti këtu në mal. Njihem prej 3 muajsh me Tina Pajollarin, kemi folur prej 15 ditësh në telefon dhe pastaj jemi takuar. Më pas jemi lidhur, qëndruam prej 15 ditësh në fshat dhe pastaj e mora në shpi. Ne të martuar nuk jemi me letra, por familjes së saj iu thashë që unë Tinën do ta marr për nuse”, tha ai.

Advertisements

Ai beson tek pafajësia e të fejuarës, ndërsa shton se: “Unë e dija për çështjen dhe e kam pyetur disa herë për vrasjen e Çeços. Qan kur e pyes. Nuk është e vërtetë mendoj, është e pafajshme. Arrestimin e Tinës e mësova ndërsa isha këtu në fshat, dhe morëm vesh se kishte ardhur urdhër-arresti. E kam çuar vetë te Prokuroria. Pasi doli në orën 4, më thanë që “ka bërë vrasje me paramendim”’, u shpreh i fejuari i Martina Pajollarit, për emisionin ‘Uniko’.

Artikulli paraprakMoti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në mesditë
Artikulli tjetërBerisha del me paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do nisim protestat masive, Rama s’mund të tallet me djersën e shqiptarëve