Vrau me thikë 41 vjeçarin pas sherrit për parkimin, arrestohet i riu nga Laçi

Xhanelo Tarja 24-vjeç është arrestuar nga policia e Sarandës pak orë pas vrasjes së ndodhur pas sherrit për një vend parkimi.

Advertisements

Fax News mëson se bashkë me të riun nga Laçi, është vënë në pranga edhe një person tjetër i cili e ka ndihmuar që të arratiset nga vendi i ngjarjes, emri i të cilit nuk dihet ende.

Advertisements

Tarja i cili punonte si kamerier, qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj nga Tepelena. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.

Artikulli paraprakPas temperaturave përvëluese, stuhia e shiut ‘godet’ këtë qytet, gjithçka zhytet nën ujë (VIDEO)
Artikulli tjetërVrasja në Elbasan! Reagon policia: 20 vjeçari qëlloi me armë dhe u largua, ja si nisi sherri me viktimën