Vrasja në Elbasan! Reagon policia: 20 vjeçari qëlloi me armë dhe u largua, ja si nisi sherri me viktimën

Pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ka reaguar dhe policia duke dhënë informacione më të detajuara. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 20-vjeçari me incialet K.SH ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës Madrit Ulqinaku rreth 33 vjeç.

Advertisements

Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Artikulli paraprakVrau me thikë 41 vjeçarin pas sherrit për parkimin, arrestohet i riu nga Laçi
Artikulli tjetërIdentifikohet autori i vrasjes në Elbasan, ky është 20-vjeçari që ekzekutoi Madrit Ulqinakun pas sherrit për motive të dobëta