Rëndohet bilanci/ Atentat i mirëorganizuar me dy të vrarë në Vlorë dhe një i plagosur, bllokohet autostrada, autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku dy persona janë vrarë në një atentat me armë zjarri në Vlorë.

Advertisements

Atentati ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa mësohet se autorët kanë qëlluar drejt një makine, ku ndodheshin dy personat.

Po ashtu, burime bëjnë të ditur se është gjetur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Advertisements

Atentati ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa mësohet se autorët e kanë qëlluar makinën nga pas.

Ndërsa sipas burimeve, në spitalin e Vlorës është paraqitur edhe një person i plagosur.

Artikulli paraprakPas plumbave makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga atentati në Vlorë
Artikulli tjetërNafta vazhdon të thyejë rekorde, niveli në bursa është më lirë se para luftës, Bordi i Transparencës ua jep qytetarëve me çmim të lartë