Nafta vazhdon të thyejë rekorde, niveli në bursa është më lirë se para luftës, Bordi i Transparencës ua jep qytetarëve me çmim të lartë

Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e karburanteve në vend. Nw mbledhjen e djeshme ka vendosur që nafta të rritet nga 221 Lekë për litër në 227 Lekë për litër. Një vendim i papritur që të habit shumë dhe po zhvat qytetarët, pasi çmimi i naftës ka pësuar sërish rënie në bursë, kjo për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së Kinës të regjistruar në muajin korrik, e cila shkaktoi rënie të kërkesës për naftë.

Advertisements

Ekonomia e Kinës u ngadalësua në Korrik, ndërsa prodhimi i rafinerisë ra në 12.53 milionë fuçi në ditë, më i ulëti që nga Marsi 2020, treguan të dhënat e qeverisë. Ekspertët ekonomikë shprehen se kërkesa për naftë po dobësohet pasi logjistika e brendshme dhe kërkesa e konsumatorit pengohen nga çmimet e larta rekord të naftës. Ulja e kërkesës ka sjell rënie të çmimit të naftës edhe në bursë. Nafta në bursën amerikane ra me 1,06 Dollarë ose 1,2% duke arritur 91,03 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta e papërpunuar Brent ra në 1.14 Dollarë, ose 1.2%, në 97.01 Dollarë për fuçi.

Duke shënuar shifrat më të lira të naftës krahasuar edhe me çmimet e para luftës. Ndërkohë në Shqipëri Bordi i Transparencës ka rënë në “gjumë letargjik” pasi, prej kohësh rënia reale e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtarë, nuk reflektohet në tregun tonë. Përkundrazi në rastet kur ka rritje të çmimit të naftës në tregun global, reagimi i bordit është në kohë rekord. Në Itali ka zbritur me 30 cent për të ndihmuar konsumatorin. Çmimi në Romë është 1.75 euro, ndërsa në Shqipëri vazhdon të jetë tepër i lartë dhe nuk ka shenja se pritet të zbresë.

Advertisements

Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin korrik bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi furnizohen nga OSHEE, që luan rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit. Sipas vendimit, bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë me 18.26 lekë/kWh, ndërkohë që klientët e lidhur në tensionin 35 KV, do të faturohen me 31.2 lekë/ kWh, duke pësuar një rënie me 0.55 lekë/kWh në raport me muajin qershor, ndikuar nga kursi i këmbimit euro-lek.

Për klientët e lidhur në tensionin 35 KV energjia sigurohet nga importi, çka bën që kjo kategori klientësh të faturohet shumë shtrenjtë. Ndërkohë që, për kategorinë e bizneseve, që dolën në tregun e liberalizuar në muajin janar të këtij viti, Furnizuesi i Shërbimit Universal e siguron energjinë nga KESH, me një çmim fiks prej 12 lekë/kWh. Gjithsesi, marrëveshja përfundonte në muajin qershor, ndërsa ERE zyrtarisht nuk ka informacion mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re. Publikisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se do të ketë një zgjatje të marrëveshjes deri në fund të vitit. Ndërkohë që, ku çmim ndikon drejtpërdrejt në tarifën finale me të cilën faturohet kjo kategori klientësh.

Artikulli paraprakRëndohet bilanci/ Atentat i mirëorganizuar me dy të vrarë në Vlorë dhe një i plagosur, bllokohet autostrada, autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi
Artikulli tjetërÇfarë ndjen njeriu në momentin e vdekjes? Ja disa nga konkluzionet e shkencës